Levandoski vlerëson mbrojtjen e Shqipërisë: Nuk do të kemi shumë hapësira në sulm, duhet të jemi të qetë ndaj tyre!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 15:53

Levandoski vlerëson mbrojtjen e Shqipërisë: Nuk do të kemi shumë hapësira në sulm, duhet të jemi të qetë ndaj tyre!

Polonia mbajti ditën e sotme konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë dhe përpara gazetarëve u shfaq ylli polak Robert Levandovski.

leva

Sulmuesi i Bajernit foli gjatë për gjendjen aktuale të Polonisë, për sfidat eliminatore që do të luajnë në shtator dhe u ndal të fliste dhe për Shqipërinë. Ylli polak lavdëroi mbrojtjen e Kombëtares tonë duke u shprehur se nuk do të kenë mjaft hapësira në sulm.

‘’Janë shumë ndeshje të rëndësishme për ne përpara, nëse duam të avancojmë duhet të grumbullojmë pikë. Ne nuk mund të kualifikohemi pa kaluar këto ndeshje më parë, ndeshja e radhës është me Shqipërinë.

Duhet të jemi të qetë gjatë ndeshjes me Shqipërinë, duhet të luajmë topin shpejt. Nuk do të kemi shumë hapësira në fazën e sulmit. Duhet të kërkojmë për mundësi, për zona të lira. Gjithçka do të varet nga lëvizjet pa top dhe kërkimi i hapësirave të lira’’, u shpreh Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"