Leksion nga Kosova, FFK-ja hedh tjetër hap për sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 18:27

Leksion nga Kosova, FFK-ja hedh tjetër hap për sezonin

Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon të tregojë seriozitet dhe transparencë për t’u admiruar kur bëhet fjalë për klubet që aplikojnë për të marrë licencën e pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Procesi i licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për sezonin 2020-2021 ka filluar që nga 1 shkurti në Kosovë. Vetëm dy ditë më parë janë bërë zyrtare emrat e klubeve të cilat kanë fituar të drejtën e licencimit për t’u paraqitur në garat europiane.
ffk
Licenca që jep FFK për garat e UEFA-s është 1- vjeçare, ashtu si në çdo federatë tjetër dhe kjo nënkupton se çdo klub duhet t’i nënshtrohet të njëjtit proces çdo sezon.

“Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nga klubet, komisioni ka marrë vendim që t’u japë licencën 9 klubeve: KF Ballkani, FC Drita, SC Gjilani, FC Prishtina, KF Feronikeli, FC Llapi, KF Drenica, KF Trepça ’89 dhe KFF Mitrovica. Klubi i vetëm që nuk i ka përmbushur plotësisht kriteret e rregullores së licencimit është KF Flamurtari”, citohej në njoftimin e Federatës së Kosovës.

Ky është një leksion që merr sërish Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ende nuk ka publikuar vendimin se cili nga klubet është licencuar për Kupat e Europës. Dihet tashmë që shumica e ekipeve të Superiores janë me llogari të bllokuara, por kjo nuk ka pse step FSHF-në për të publikuar vendimet që ka marrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"