Legjenda Shilavert shpërthen kundër Viniciusit: Mos u bëj ped…, futbolli është për burra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 20:44

Legjenda Shilavert shpërthen kundër Viniciusit: Mos u bëj ped…, futbolli është për burra

Ish-portieri legjendar i Paraguait, Hoze Luis Shilavert, është bërë protagonist me disa akuza të forta në adresë të sulmuesit të Brazilit, Vinicius Zhunior, pas konferencës për shtyp të brazilianit para takimit kundër Spanjës.

17114614289499

Mes lotësh, Vinicius deklaroi se sjellja raciste ndaj tij po e largon nga futbolli. Por ish-portieri nuk e ka kursyer sulmuesin 23-vjeçar të Realit të Madridit. Ai iu përgjigj një postimi nga “VarskySports”, ku postoi foton e Vinit të përlotur së bashku me një mesazh:

“Vinicius u emocionua kur iu përgjigj një pyetjeje për racizmin: Unë thjesht dua të luaj futboll dhe të mos shoh kurrë zezakët të vuajnë”.

Kësaj deklarate të Vinciusit, Shilavert iu përgjigj shumë ashpër duke marrë madje dhe kritika. “Palaçollëk dhe cirk, sepse ai është i pari që ofendon dhe sulmon rivalët. Mos u bëj pederast, futbolli është për burra”, ishte komenti shumë i ashpër i dhënë nga ish-numri një i portës së Paraguait.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"