Legjenda e Brazilit merr në mbrojtje Nejmarin: Kjo puna e fajtorit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 17:44

Legjenda e Brazilit merr në mbrojtje Nejmarin: Kjo puna e fajtorit…

Brazili dështoi që të fitonte Kupën e Botës duke mos prekur as gjysmëfinalet e këtij edicioni. Ekipi “Seleçao” u ndesh në fazën e çerekfinaleve me Belgjikën dhe humbën me rezultatin 2-1. Por të gjithë ju kundërvunë Nejmarit duke thënë se e la Brazilin në baltë.

kaka

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe legjenda e futbollit brazilian, Rikardo Kaka i cili e mori në mbrojtje 26 vjeçarin e Brazilit. “Ky trendi i ri që duhet të gjesh gjithmonë një fajtor nuk më pëlqen.

nejmar

“Brazili humbi. Nuk ishte Nejmar ai që humbi. Përfaqësuesja braziliane është eliminuar nga çerekfinalet. Situata e tij është gjithmonë jashtë balancës. Nëse bën diçka të mirë, bëhet shumë e madhe. Ndërsa edhe gabimet e tij zmadhohen. Ai është 26 vjeç dhe duhet të merret me këtë situatë…mendoj se është në rregull. Ata që kritikojnë Nejmar janë më të vjetër dhe më të pjekur. Unë jam tifoz i tij.”- u shpreh ish-lojtari i Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"