Legjenda De Rosi: Murinjo ka bashkuar verdhekuqtë e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 16:06

Legjenda De Rosi: Murinjo ka bashkuar verdhekuqtë e Romës

Daniele de Rosi vazhdon të ngelet një ndër të adhuruarit e tifozërisë verdhekuqe, e njëjta tifozëri për shkak të së cilës, ish-mesfushori mendon se Murinjo po bën një punë të jashtëzakonshme në Romë.

DE ROSI

“Nuk e di nëse e kuptoni çfarë po bën Murinjo. Stadiumi është gjithmonë plot, pavarësisht rezultateve. Ka bashkuar rreth skuadrës të gjithë tifozët e Romës, ekipi është i fortë, të gjithë po bëjnë mirë dhe kanë të njëjtët objektiva.

Unë kam kaluar shumë trajnerë, secili prej tyre më ka transmetuar emocione të veçanta. Kapelo më mësoi të menaxhoja dhomën e zhveshjes, Spaleti ishte gjithmonë avangardë në leximin e futbollit, ndërkohë që Konte të nxirrte gjithmonë më të mirën”, u shpreh italiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"