Largohet zëdhënësi i Korabit: Klubin e ka përfshirë konfuzioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2017 | 11:58

Largohet zëdhënësi i Korabit: Klubin e ka përfshirë konfuzioni

Ditën e sotme me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, zëdhënësi për shtyp i Korabit, Eduard Ilnica, ka bërë me dije se ka hequr dorë nga ushtrimi i detyrës që kishte në klub. Mes të tjerave, ai është shprehur se konfuzioni që ka përfshirë klubin nuk e lejon të ushtrojë detyrën e tij.

ilnica

Njoftimi i plotë i Ilnicës

ilnica fb

Postimi i Ilnicës në Facebook

“Bëj me dije se, duke filluar nga sot, nuk jam pjesë e stafit të KF Korabi, në detyrën si zëdhënës shtypi pranë këtij klubi. Edhe pse nuk jam përgjegjës për ecurinë e ekipit në pjesën e parë të sezonit, dorëheqjen e jap sepse ndjej përgjegjësi morale. Duke parë konfuzionin që ka përfshirë klubin, e kam të pamundur të ushtroj detyrën time.

Gjithsesi, mbetem i Korabit, si një dashamirës, tifoz i zjarrtë dhe përkrahës në forma nga më të ndryshmet, por zyrtarisht nuk jam pjesë e strukturës së klubit me një detyrë konkrete. Shpresoj dhe uroj me gjithë zemër që Korabi të mbijetojë në Superiore dhe do të bëj tifo për ekipin. Ndoshta rrugët me Korabin do të kryqëzohen sërish për një bashkëpunim në të ardhmen. Falënderoj kolegët e mediave sportive dhe jo vetëm që më ndihmuan në punën time!

Forca Korabi, mund t’ia dalësh!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"