Largohet prej koronavirusit, titullari i Juventusit merr valixhet dhe kthehet në atdhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 18:24

Largohet prej koronavirusit, titullari i Juventusit merr valixhet dhe kthehet në atdhe

Portieri i Juventusit Vojçek Shezni është kthyer në atdheun e tij Poloninë. Gardiani polak u lejua nga klubi bardhezi dhe autoritetet italiane për të qëndruar pranë familjes së tij në këtë periudhë izolimi prej pandemisë globale të koronavirusit.

shezni

Shezni bëhet lojtar i tetë i Juventusit që largohet nga Italia. Futbollistët e tjerë të “Zonjës së Vjetër” që janë kthyer në vendlindjet e tyre janë: Dagllas Kosta, Miralem Pjaniç, Gonzalo Higuain, Kristiano Ronaldi, Sami Kedira, etj.

Sipas urdhrit të autoriteteve polake, Shezni duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë përpara se të kthehet sërish në Itali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"