Largimi nga Roma duket shumë afër, Murinjo kontaktohet nga drejtori sportiv i klubit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 10:09

Largimi nga Roma duket shumë afër, Murinjo kontaktohet nga drejtori sportiv i klubit të ri

Zhoze Murinjo duket gjithmonë e më larg Romës dhe humbjet e fundit, kanë ulur mundësinë që verdhekuqtë të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

murinjo

Me shumë gjasa, tekniku portugez do të jetë pjesë e PSG-së në Francë dhe tashmë kalimi në Paris nuk është vetëm një hipotezë duke qenë se mediat franceze, raportojë se ka pasur avancime në bisedime. Sipas “RMC Sport”, drejtori sportiv i PSG-së, Luiz Kampos ka kontaktuar vetë Murinjon për të biseduar në lidhje me kalimin e tij në Francë, pavarësisht se kontrata e Murinjos skadon vitin e ardhshëm.

Murinjo arriti të fitonte me Romën trofeun e Ligë së Konferencës sezonin e shkuar, ndërkohë që në garë për Ligën e Europës është edhe këtë vit. Tashmë, me fundin e sezonit, pritet që të mësohet edhe e ardhmja e “Special One”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"