“Largimi nga Arsenali ishte një hap para në karrierë”, flet Zhiru: Nuk pranoj të qëndroj në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 17:18

“Largimi nga Arsenali ishte një hap para në karrierë”, flet Zhiru: Nuk pranoj të qëndroj në stol

Olivier Zhiru nuk po kalon një periudhë të mirë në këtë fillim sezoni tek Çelsi, teksa e ka parë veten në stolin e rezervave për shumicën e ndeshjeve.Giroud-picks-the-ball-after-scoring-the-first-goal

Tekniku Lampard ka talentin anglez Tami Abraham si zgjedhje të parë, duke vendosur që të startojë me të në shumicën e ndeshjeve.

Megjithatë kjo nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit francez, i cili nuk pranon të qëndrojë në stol: “Nuk mund ta pranoj të qëndroj në stol. Kam qenë gjithmonë i respektueshëm dhe i përulur. Edhe nëse nuk jam dakord me trajnerin nuk e kritikoj atë. Por, me veten time unë nuk e pranoj, pasi e di që mund të jem i vlefshëm në fushë. Vitin e kaluar e ndjeja se e meritoja të luaja i kërkova trajnerit shpjegime.”, theksoi Zhiru.GIROUD

Gjithashtu ai foli edhe për kalimin e tij nga Arsenali të skuadra tjetër londineze: “Nuk e kisha aspak të lehtë të largohesha nga Arsenali për Çelsin para dy vitesh. E doja shumë atë skuadër. Por doja të bëja një hap para, pasi Çelsi ka fituar shumë tituj në 10 vitet e fundit së bashku me Sitin”, përfundoi sulmuesi francez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"