Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, Duka zyrtarizon kandidaturën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 11:56

Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, Duka zyrtarizon kandidaturën

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zyrtarizoi kandidaturën për postin e presidentit të FSHF-së. Ai tregon edhe arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim. Ja çfarë shkruan Duka:

dUKA

POSTIMI

Së bashku për futbollin

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni.

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka

dUKA2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"