Shqipëria nuk ndalet, zyrtarizon një tjetër takim miqësor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 12:55

Shqipëria nuk ndalet, zyrtarizon një tjetër takim miqësor

Shqipëria ka zyrtarizuar një tjetër takim miqësor. Kësaj herë do të këtë kundërshtar Uellsin e drejtuar nga Rajan Gigs. Lajmi është bërë publik nga Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Kombetarja-ndeshja-miqesore-me-Norvegjine

Të dy federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në datën 20 nëntor, në “Elbasan Arena”.  Ky test do të jetë i vlefshmë për përgatitjet në prag të Ligës së Kombëve. Kujtojmë që pak ditë më parë, kuqezinjtë bënë publike edhe 2 takime të tjera miqësore që do të luhen në Zvicër, atë ndaj Ukrainës dhe vllazërorje me Kosovën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"