ZYRTARE/ Rrufe në qiell të hapur, Moriero dhe Mikoli largohen nga Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 23:54

ZYRTARE/ Rrufe në qiell të hapur, Moriero dhe Mikoli largohen nga Dinamo

Lajmi i papritur te Dinamo, trajneri Françesko Moriero dhe zv. trajneri Fabricio Mikoli kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kryeqytetasve. 

mIKOLI MOREIRO

Ka qenë vetë trajneri italian, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij, ka komunikuar largimin nga drejtimi i skuadrës kryeqytetase. Një rrufe në qiell të hapur kjo te klubi dinamovit, ku ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij largimi.

Kujtojmë se Moriero dhe Mikoli u afruan te Dinamo vetëm pak kohë më parë, pas largimit të trajnerit Fabricio Kamarata, i cili  mori drejtimin e Apolonisë.

Moriero bëhet kështu trajneri i dytë që largohet këtë sezon nga blutë, të cilët tashmë duhet të gjejnë “timonierin” e ri.

Postimi i trajnerit:

Mister Francesco Moriero, Fabrizio Miccoli, Christian Parabita, në ditën e sotme, japin dorëheqjen e tyre nga detyra, respektivisht nga ajo e trajnerit, zëvendës trajnerit dhe përgatitësit atletik. Misteri dhe gjithë stafi teknik falenderojnë lojtarët për entuziazmin që kanë treguaj në këto dy muaj. Atyre ju urojmë sa më shumë fat në livelin futbollistik dhe njërëzor. Një falënderim shkon edhe për qytetarët dhe tifozët e Dinamos për mikpritjen e dhënë në këto pak muaj.

156170339_898506000999155_8372960433562106867_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"