Po ktheheshin nga stërvitja, aksidentohen 4 futbollistët shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2019 | 21:10

Po ktheheshin nga stërvitja, aksidentohen 4 futbollistët shqiptarë

Shirat e shumtë gjatë pasdites së sotme në Elbasan, kanë sjellë edhe pasojat e para.

1566589626_aksidentnaten

(Foto ilustruese)

Para pak minutash, në fashit Qukës, ka ndodhur një aksident, ku kanë mbetur të plagosur edhe 4 futbollistë.

Makina me të cilën po udhëtonin katër futbollistët e Sopotit të Librazhdit, Ermir Lojku, Klajdi Hoxha, Funel Kushta dhe Orgest Tocka, është pëplasur, dhe shkak për këtë dyshohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe humbja e koknttrollit.

Të katër lojtarët janë lënduar lehtë, ndërsa “Panorama Sport” mëson se ata po ktheheshin nga stërvitja e sotme me Sopotin. Policia gjendet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"