Momente paniku te Interi, klubi zikaltër konfirmon 5 raste pozitive me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 11:48

Momente paniku te Interi, klubi zikaltër konfirmon 5 raste pozitive me COVID-19

Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi. Për fatin e mirë të të skuadrës zikaltëre, asnjë prej tyre nuk është futbollist. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”.

interi covid

Pozitivë kanë dalë dy administratorët e deleguar të Interit: Xhuzepe Marota dhe Alesandro Antonelo. Virusi ka prekur dhe Piero Ausilion, i cili është drejtori sportiv i zikaltërve.

I infektuar edhe avokati i Interit, Anxhelo Kapelini, teksa emri i pestë është një pjesëtar i stafit teknik të ekipit që kryeson Serie A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"