Kukësi paralajmëron prezantimin e trajnerit të ri, ja kush pritet të zëvendësojë Duron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 14:10

Kukësi paralajmëron prezantimin e trajnerit të ri, ja kush pritet të zëvendësojë Duron

Kukësi shkarkoi ditën e djeshme trajnerin Shpëtim Duro, për shkak të rezultateve jo të mira të skuadrës në 3 ndeshjet e fundit.skender gega

Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi verilindor ka njoftuar se ditën e sotme në orën 16:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri, që do të drejtojë skuadrën për pjesën tjetër të sezonit.

“Panorama Sport” mëson se trajner i ri do të jetë një mes Skënder Gegës dhe Bledi Shkëmbit. Bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe gjasat më të mëdha janë që të prezantohet ish-trajneri i Partizanit.

Gega ka disa ditë në kryeqytet dhe dje në mbrëmje ka pasur një takim me Gjicin, ashtu si dhe Shkëmbi. Kukësi i beson më tepër trajnerit që shpalli kampion Partizanin.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"