Postuar: Gusht 20, 2018 | 23:03
Kthesa e papritur, Bakari Nimaga zyrtarizohet në Turqi
Bakari Nimaga ishte shumë pranë një kalimi tek moldavët e Sherifit të Tiraspolit, por tashmë duket se gjithçka ka marrë një kthesë tjetër për të ardhmen e mesfushorit malien.
Ish-lojtari i Skënderbeut, është zyrtarizuar tashmë në radhët e ekipit turk të Hataisporit, dhe ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, siç shkruan vetë faqja zyrtare e klubit turk në Twitter. 23-vjeçari, ishte që nga sezoni 2012-2013 pjesë e Skënderbeut, ku në Superiore ka zhvilluar plot 92 takime, dhe ka gjetur edhe 5 herë rrugën e rrjetës.
Hataispor është pjesë e Ligës së Parë turke, divizioni i dytë në piramidën e futbollit, dhe pas dy takimeve të para, numëron 3 pikë, një fitore dhe një humbje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"