Humbja ndaj Tiranës, trajneri i Kastriotit: Do i kërkoj dorëheqjen presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2018 | 15:50

Humbja ndaj Tiranës, trajneri i Kastriotit: Do i kërkoj dorëheqjen presidentit

Humbja ndaj Tiranës, ka zhytur në krizë skuadrën e Kastriotit e cila e sheh veten në fundit e tabelës me 4 pikë në 7 ndeshje.

Duke u nisur nga kjo situatë jo e mirë në kampin krutan, trajneri Plori ka zbuluar për “Panorama Sport” menjëherë pas ndeshjes, se do të bisedojë me drejtuesit dhe do t’iu kërkojë atyre largimin. Gjithsesi gjithçka pritet të konfirmohet në orët e ardhshme, rreth të ardhmes së trajnerit shkodran.

“Nuk bëhet çdo gjë me zemër. Duhet të kesh dhe mundësi për të arritur ato. Do u kërkoj drejtuesve si të ndryshoj diçka. Do u kërkoj dorëheqjen drejtuesve. Kam vendosur t’ua kërkoj drejtuesve dhe nuk jam nga ata që e lënë skuadrën në baltë. Do e kërkoj sepse skuadra ka nevojë për pikë dhe duhet të rrijë në Superligë kështu që duhet të ndryshojë diçka.” – tha trajneri Plori pas ndeshjes

Ndërkohë për mikrofonat e “Supersport” trajneri Plori u shpreh:

Të humbasësh me Tiranën në raport me emrin që ka. Duhet të ketë zhgënjim..

Po jam i zhgënjyer. Filluam atë që kisha menduar. Mendova se Tirana do hidhte një skuadër sulmuese dhe ai atë bëri. E dominova mesfushën, por kur skuadra kundërshtare shkon para portës na shënon shumë lehtë. Tirana është një fanellë e madhe dhe unë e respektoj, por nuk pati shumë diferenca në fushë.

Humbja sot e përkeqëson atmosferën në skuadër?

Jam i qetë në këtë aspekt. Zgjedhjet janë sipas asaj që shikoj te skuadra kundërshtare. Nuk ndiej presion për këtë pjesë. Jam natyrë e qetë në stol dhe do ta kontaktoj me drejtuesit që të bëjmë një ndryshim. Trajneri duhet të marrë përgjegjësi dhe nuk mund të punosh vetëm me zemër. Mundësitë financiar, mundësitë e grupit janë shumë arsye. Do ulem dhe do të flas me drejtuesit për të bërë ndryshim.

Kjo skuadër i ka lojtarët që mund të të sigurojnë ty kur kundërshtari ndodhet te porta…

Jam munduar të mos prish boshtin. Duke mbajtur boshtin është më mirë ,ritmi i Kategorisë së Parë me Superligën është ndryshe. Ndërhyrjet që kemi bërë në skuadër i kemi bërë si me pikatore. Duhet të bënim një ndërhyrje më të fuqishme në repartin e mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"