Lajme të mira për Sarrin nga infermieria, tre lojtarë rikuperohen nga dëmtimet
Pas fitores kundër Interit me rezultatin 1-2, tashmë lajme të mira për trajnerin e Juventusi, Mauricio Sarri, vijnë edhe nga infermieria.
Daglas Kosta, Danilo dhe De Shiljo janë rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës në 19 tetor, ku bardhezinjtë do të përballen me Bolonjën.
Në këtë mënyrë trajneri do të jetë në gjendje t’i bëjë pak pushim Aleks Sandros dhe Kuadrados, në repartin e prapavijës.
Gjithashtu me rikthimin e Kostës, Sarri do të ketë mundësinë të rikthehet në skemën e tij 4-3-3, të cilën e përdorte shpesh në ndeshjet e para të sezonit.
Me rikthimin e këtyre lojtarëve, tashmë tek Juventusi do të kenë më shumë mundësi taktike dhe kjo do të bënte që në skuadrën bardhezi të ketë më shumë konkurrencë për vendin e titullarit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"