Lajm i mirë për Milanin, lojtari shërohet nga Covid-19 dhe rikthehet në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 17:31

Lajm i mirë për Milanin, lojtari shërohet nga Covid-19 dhe rikthehet në stërvitje

Lajme të mira vijnë nga Milani, ku Rafael Leao është shëruar nga koronavirusi dhe është rikthyer në stërvitje sot. Sulmuesi portugez nuk mori pjesë në fazën përgatitore me kuqezinjtë pasi u infektua me Covid-19 gjatë pushimeve.

leao

Pas thuajse një muaji, Leao është shëruar dhe është kthyer në stërvitje me ekipin. Gjithsesi ai nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Bolonjës, pasi për shkak se e ka filluar stërvitjen me vonesë është larg formës që duhet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"