LAJM I HIDHUR/ Dhimbje e madhe për trajnerin e Lushnjës, humb bashkëshorten e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2021 | 23:50

LAJM I HIDHUR/ Dhimbje e madhe për trajnerin e Lushnjës, humb bashkëshorten e tij

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita.

ilir gjyla dhe bashkeshortja

Një humbje jete e parakohshme kjo, që ka sjellë dhimbje, jo vetëm te familjarët, por edhe te miqtë dhe personat e tjerë që e njihnin atë.

Në të kaluarën ajo ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë.

“Panorama Sport” i shpreh ngushëllime familjes Gjyla, për këtë fatkeqësi të madhe që iu ndodhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"