Milani nuk heq dorë nga Super Liga: Ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 14:52

Milani nuk heq dorë nga Super Liga: Ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni…

Milani nuk heq dorë nga Super Liga e Europës.

milan

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi kuqezi me anë të një komunikate zyrtare duke deklaruar se ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për të përparuar edhe në strukturën e futbollit europian.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË MILANIT –

“Kemi pranuar ftesën për të marrë pjesë në projektin e Super Ligës me mendimin dhe qëllimin që të krijohet më e mira e kompeticionit Europian për të gjithë fansat nëpër botë. Ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për të përparuar edhe në strukturën e futbollit Europian. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për të përcaktuar një model të qëndrueshëm për botën e futbollit. “


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"