Lajm i fundit / Enea Koliçi i bashkohet kombëtares, që sot në grumbullim me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2017 | 19:32

Lajm i fundit / Enea Koliçi i bashkohet kombëtares, që sot në grumbullim me ekipin

Portieri i Kukësit, Enea Koliçi, është grumbulluar në kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit kampion të Shqipërisë kanë bërë me dije se gardianit të portës së verilindorëve i ka ardhur një ftesë nga trajneri Kristian Panuçi.

Kolici

Menjëherë pas ndeshjes së sotme përballë Skënderbeut, ai është nisur drejt grumbullimit të kombëtares dhe tashmë është bashkuar me pjesën tjetër të lojtarëve. Për këto ndeshje trajneri Panuçi ka grumbulluar 3 portierë, Berishën, Strakoshën dhe Hoxhën, ndërkohë që Koliçi bëhet i 4-ti.

Numri 1 i portës së Lacios, Thoma Strakosha, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit në Serinë A dhe ka dilema nëse do të jetë i gatshëm apo jo. Në këtë mënyrë, tekniku italian i kombëtares ka marrë masat duke grumbulluar portierin e Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"