Dhuna mes tifozëve gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia, procedohen 3 persona (EMRAT)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 14:29

Dhuna mes tifozëve gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia, procedohen 3 persona (EMRAT)

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia pasi janë përfshirë në një episod dhune gjatë ditës së djeshme në klasiken e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia.

Tifozet3

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se nën hetim janë vendosur shtetasit Astrit Frroku 26 vjeç, Bledar Kërniqi 33 vje çdhe Egzon Smajlaj 26 vjeç.

Procedimi për tifozët ka ardhur pasi ata kanë ndezur flakadanë dhe i kanë hedhur në fushë. Gjithashtu ata kanë thyer stolat e stadiumit “AIR Albania”.

“Panorama Sport” ka arritur të zbulojë prapaskenat e përplasjes së dy tifozerive mes njëra-tjetrës dhe policisë.

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht 3 shtetas Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe proceduan penalisht shtetasit, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.

Nga shërbimet e Policisë u proceduan penalisht shtetasit A. F., 26 vjeç, B. K., 33 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kryer veprime të kundraligjshme duke ndezur flakadanë, hedhur lëndë piroteknike në fushë, thyer stola.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO EDHE:

FOTO+VIDEO/ Prapaskenat e skandalit në Tirana-Vllaznia, si shpërtheu lufta mes tifozëve dhe policisë

VIDEO / Skandal në Tirana-Vllaznia, tifozët hapin fikëset e zjarrit dhe thyhen stola. Dështon ”prova” para syve të UEFA-s

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"