FOTO+VIDEO/ Prapaskenat e skandalit në Tirana-Vllaznia, si shpërtheu lufta mes tifozëve dhe policisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 23:48

FOTO+VIDEO/ Prapaskenat e skandalit në Tirana-Vllaznia, si shpërtheu lufta mes tifozëve dhe policisë

Një incident i shëmtuar, u regjistrua në fundin e pjesës së parë të klasikes Tirana-Vllaznia, që u zhvillua në “Air Albania” dhe përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë prapaskenat e përplasjes së dy tifozerive mes njëra-tjetrës dhe policisë. 

Policia

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Tifozet3

Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Tirana tifozet

Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Tiranës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.

Tifozet e Vllaznise

U prit deri sa situate të qetësohej, teksa fragmenti i dytë i lojës fitoi me 15 minuta vonesë. Në momentin që gjithçka u vendos në kontroll, edhe forcat e rendit, të pozicionuara, te tribuna ku ndodhi përplasja, u detyruan të largoheshin dhe më pas gjithçka shkoi në normalitet.

Policia arriti të identifikonte disa prej tifozëve që shkaktuan këto trazira, duke i shoqëruar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"