Laçit i “këputen” krahët, sfidën me Bylisin e humbet edhe mesfushori serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 17:25

Laçit i “këputen” krahët, sfidën me Bylisin e humbet edhe mesfushori serb

Laçi është duke u përgatitur në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, teksa trajneri i ri, Gentian Mezani, po mundohet t’i marrë më të mirën grupit aktual, duke punuar më tepër taktikisht para ndeshjes me Bylisin, që do të luhet të dielën.

mEZANI

Një lajm i keq për vlonjatin e pankinës është fakti se përveç kapitenit Mentor Mazrekaj, i cili do të mungojë për shkak të kartonit të kuq ndaj Egnatias, edhe lojtari i krahut të djathtë, serbi Luka Cucin, nuk do të jetë i gatshëm për transfertën në Ballsh.

“Panorama Sport” mëson se 24-vjeçari i lindur në Beograd ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të mungojë në javën e 13-të.

cucin

Cucin ka qenë në fushë në 11 nga 12 ndeshje të luajtura deri më tani, duke bërë rolin e mesfushorit të djathtë.

Kësisoj, Mezanit i duhet të bëjë pa dy lojtarë krahu dhe tashmë gjasat janë që të mbështetet te Spahiu dhe Adeleke në pozicionet ku mungojnë Mazrekaj dhe Cucin.

Lajm i mirë për bardhezinjtë është fakti se sulmuesi Vasil Shkurtaj ka kapur formën optimale dhe me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë të dielën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"