Lacio kërkon të rinovojë me Inzagin, gati t’i rrisë rrogën deri në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 15:57

Lacio kërkon të rinovojë me Inzagin, gati t’i rrisë rrogën deri në…

Lacio është gati ti ofrojë trajnerit Simone Inzagi, 3 milionë euro në vit për të vazhduar punën në “Olimpico”. “Gazzetta Dello Sport” pretendon se klubi Italian po diskuton rinovimin me Inzagin prej muajsh dhe ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

inzagi

Inzagi ndihmoi Lacion të fitonte Kupën e Italisë, si dhe i kualifikoi në Champions për sezonin tjetër. Klubi Italian nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar punën me trajnerin, por termat aktualë të kontratës duhet të përmirësohen.

“Gazzetta Dello Sport” shkruan se presidenti Klaudio Lotito mund t’ia rrisë rrogën Inzagit nga dy milionë euro në tre milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"