Laçi pa katër titullarë, Armando Cungu ribën mesfushën kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2020 | 15:10

Laçi pa katër titullarë, Armando Cungu ribën mesfushën kundër Vllaznisë

Mbrojtësi i djathtë, Abdurrahman Fangaj, mesfushorët Juljan Shehu dhe Regi Lushkja, si dhe sulmuesi Kirian Nuabueze, nuk do të jenë sot të gatshëm për trajnerin Armando Cungu në përballjen ndaj Vllaznisë në orën 17:00 në Laç.laci grumbullimi

Tre të parët kanë plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa Nuabueze vazhdon të jetë i dëmtuar dhe thuajse e ka mbyllur sezonin. Për herë të parë gjatë këtij kampionati, kurbinasit duhet të bëjnë pa katër titullarë shumë të rëndësishëm, por në këto tri ditë që Cungu ka pasur në dispozicion, ka provuar disa lojtarë që mund të zëvendësojnë denjësisht mungesat.

Pritet që mbrojtësi i majtë, Turkaj, si dhe mesfushori brazilian, Teko, të rikthehen titullarë. Problem mbetet krahu i djathtë, aty ku me shumë mundësi do të luajë i riu Trokthi. Një vend si titullar do të ketë edhe për Eglentin Gjonin.

Laçi

Formacioni i mundshëm:

Në portë: Stazhilla;

Në mbrojtje: Trokthi, Selmani, Ignjatoviç, Turkaj;

Në mesfushë: Gjoni; Teko, Deliu, Rapo, Greca;

Në sulm: Xhixha;

Skema: 4-1-4-1

Trajner: Armando Cungu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"