Laçi nuk njeh humbje prej 7 javësh, por “abonohet” me barazimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 9:43

Laçi nuk njeh humbje prej 7 javësh, por “abonohet” me barazimet

Laçi i Mirel Josës ka gjetur stabilitet në rezultate, duke qenë i pathyeshëm në shtatë javët e fundit në kampionat.

Laci

Megjithatë, problemi më i madh i kurbinasve është se nuk arrijnë dot të ruajnë avantazhin dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë, ku edhe pse shënuan të parët, u barazuan shumë shpejt. Statistikat janë kokëforta dhe nëse shikon renditjen, kurbinasit rezultojnë se janë ndër ekipet që ka marrë më tepër barazime këtë kampionat, plot 9 të tilla.

Më shumë ka Partizani i vendit të dytë me 10 barazime, ndërsa Teuta ka po aq sa Laçi. Në kampionat skuadra e Josës numëron katër barazime radhazi, nga 3 ndeshje kanë përfunduar 1-1 dhe një herë 0-0. Të shtunën Laçi do të përballet me Egnatian, që është një prej kundërshtarëve më të padëshiruar të sezoneve të fundit, por të besuarit e Josës shpresojnë te një fitore në Rrogozhinë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"