Laçi kundër statistikave me Kukësin, luhet edhe për “Këpucën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 22:52

Laçi kundër statistikave me Kukësin, luhet edhe për “Këpucën e Artë”

Laçi do “kokën” e Kukësit. Vetëm fitorja do t’u mjaftonte kurbinasve për të qenë ende në lojë për zonën “Euro”. Me presionin e shtuar të Teutës dhe Partizanit, vend për blofe nuk ka. E megjithatë, e lehtë nuk do të jetë dhe këtë e di fare mirë Armando Cungu.
cungu-lacii
Ky i fundit e njeh mirë kundërshtarin, pasi edhe e ka drejtuar dy herë në karrierë. Veç forcës së verilindorëve, edhe statistikat nuk janë fort në favor. Në 34 përballje që kanë zhvilluar në histori, bardhezinjtë kanë dalë fitimtarë vetëm 4 herë. Plot 15 herë janë mundur dhe po aq kanë barazuar.
Shkurtaj-Kyrian (1)
Do të jetë një duel më shumë se interesant edhe për “Këpucën e Artë”. Kirian Nuabueze do të sfidojë Vasil Shkuartajn. I pari e ka gjetur 17 herë rrjetën deri më tani, ndërsa i dyti 19. Dhe si për koincidencë, 6 nga golat i kanë shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"