Laçi, dy lojtarë të huaj u ndëshkuan me… “llogari”. Melo e shleu pezullimin ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 17:35

Laçi, dy lojtarë të huaj u ndëshkuan me… “llogari”. Melo e shleu pezullimin ndaj Dinamos

Të marrësh karton të verdhë nga stoli, ndërsa vjen pas një dëmtimi dhe të shlyesh pezullimin pasi ke plotësuar numrin e tyre. Kjo është pak a shumë ajo që u ka ndodhur dy lojtarëve brazilianë të Laçit në javët e fundit, pikërisht mbrojtësit Paulo Silva dhe mesfushorit Uilliam Melo.

laci

I pari ishte në stolin e rezervave në ndeshjen e fundit dhe gjeti një mënyrë të protestonte për një vendim të arbitrit në minutën e 15-të, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë. Kështu, Silva plotësoi numrin 4 të tyre, ndërsa vjen pas një dëmtimi dhe nuk është aktivizuar fare ndaj Egnatias. Në këtë mënyrë ka humbur ndeshjen ndaj Tiranës, që do të luhet të dielën në Laç.

Ndërkohë, e njëjta gjë ka ndodhur dy javë më parë me Uilliam Melon, i cili kishte munguar në Shkodër, për shkak dëmtimi dhe u bë pjesë e stolit të rezervave në ndeshjen ndaj Egnatias në shtëpi, si pasojë e protestës ndaj arbitrit, u ndëshkua me të verdhë dhe plotësoi numrin e tyre, duke e shlyer kundër Dinamos së fundmi.

Tashmë Melo do të jetë i gatshëm ndaj Tiranës, duke qenë një forcë shtesë në krahët e sulmit për trajnerin Mirel Josa. Laçi ka shtatë ndeshje radhazi që nuk arrin të fitojë dhe po kalon një krizë rezultatesh, prandaj dhe sfida e radhës me bardheblutë merr një rëndësi të madhe. Interesant është fakti që Josa e nisi pikërisht me një ndeshje ndaj Tiranës në fazën e parë, duke fituar me shifrat 0-3 në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"