La pas dëmtimin e rëndë dhe u rikthye në fushë pas 387 ditësh, futbollisti i Shpresave zgjidhet në formacionin e javës në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 14:49

La pas dëmtimin e rëndë dhe u rikthye në fushë pas 387 ditësh, futbollisti i Shpresave zgjidhet në formacionin e javës në Kroaci

Qendërmbrojtësi Jon Mersinaj la pas një dëmtim të rëndë dhe operacionin e kryer, për t’u kthyer në fushë me Lokomotivën e Zagrebit, pas më shumë se një viti. 22-vjeçari, iu desh të priste 387 ditë nga ndeshja e fundit zyrtare, teksa është rikthyer më i fortë se kurrë.

Mersinaj

Shqiptari ishte një nga më të spikaturit në fushë, në përballjen ndaj Sibenikut, ku Lokomotiva e Zagrebit, u mposht me rezultatin 2-1. Mersinaj u vlerësua me notën 8.1 nga “Sofa Score”, teksa është përzgjedhur në formacionin e javës, nga faqja e specializuar e statistikave.

bandicam 2021-09-19 20-47-23-393

Gjithashtu pjesë e formacionit më të mirë është edhe ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, që realizoi dopietë me fanellën e Osijekut, në triumfin 3-2.

Formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"