Kursi UEFA PRO i trajnerëve në Shqipëri, edhe Zabaleta ndjek leksionet e Starovës dhe Tafajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 9:50

Kursi UEFA PRO i trajnerëve në Shqipëri, edhe Zabaleta ndjek leksionet e Starovës dhe Tafajt

FSHF po organizon prej disa muajsh edicionin e radhës të kursit UEFA PRO për trajnerë në vendin tonë. Këtë herë ka një pjesëmarrës të veccantë mes atyre që duan të  pajisen me licencën më të lartë ndërkombëtare për trajnerë, pasi i regjistruar në kurs është edhe zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta.

zabaleta fagu

Ky i fundit merr pjesë rregullisht në leksionet që organizohen nga Sektori i Edukimit në FSHF, me Sulejman Starovën e Alban Tafajn të cilët janë organizojnë punën për të edukuar brezat e rinj të trajnerëve.

“Deri më tani ecuria ka qenë shumë e mirë, është shumë intensive. Kalojmë shumë orë me leksionet e kursit, por mendoj se shkëmbimi i eksperiencës me ish-lojtarë, ku disa prej tyre janë trajnerë të skuadrave të mëdha dhe gjithashtu nga trajnerë të tjerë, të cilët janë pjesë e fushës së futbollit prej kohësh është një gjë e shkëlqyer për të gjithë studentët të cilët duan të mësojnë dhe të futen në botën e trajnimit. Ka qenë shumë mirë deri më tani dhe uroj që të vazhdojë kështu deri në fund të qershorit”, u shpreh Zabaleta në një prononcim për FSHF.

“Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, edhe pse kemi vite që luajmë futboll. Por edhe për futbollin gjithashtu është e rëndësishme, pasi kur bën trajnerin, ti duhet të komunikosh me lojtarët. Futbolli nuk është vetëm ai që luhet në fushë. Si trajner duhet të menaxhosh gjithçka: median, komunikimin me lojtarët, trajnerë të ndryshëm, gjuhë të ndryshme. Trajnimi ka të bëjë shumë me menaxhimin. Kursi për trajnerë është gjithashtu për të mësuar aftësi të ndryshme në mënyrë që të jemi gati për të hyrë në botën e trajnerit.

Mendoj që struktura e Federatës Shqiptare të Futbollit është shumë e mirë dhe do të ndihmojë shumë veta të bëhen trajnerë dhe të jenë të mirëpërgatitur për atë moment”, tha Zabaleta në prononcimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"