“Kur debutova këtu ndieja sytë e të gjithë botës”, Eriksen: Jam i lumtur tek Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 11:09

“Kur debutova këtu ndieja sytë e të gjithë botës”, Eriksen: Jam i lumtur tek Interi

“Jam këtu për t’ju treguar një histori, timen”. Kanë qenë këto fjalët e para të Kristian Eriksen në një intervistë të publikuar në kanalet sociale të Interit.
Eriksen Inter
“Kur luajta ndeshjen time të parë këtu, në ‘San Siro’, ndieja mbi vete sytë e të gjithë botës”, është shprehur danezi. “Ndodhesha në këtë stadium dhe më dukej diçka e pabesueshme, shijova ambientin dhe ndeshjen. Që nga momentet e para jam ndier i pranuar dhe jam argëtuar çdo minutë që kam kaluar në fushë. Për më shumë, ndeshja ime e parë ka përkuar me një fitore dhe një kualifikim (kundër Fiorentinës, në Kupën e Italisë). Ndihem shumë i lumtur që ndodhem këtu: është gjithçka shumë e bukur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"