Kupa si mësim për Dinamon, por “ngroh” një portier 17-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 15:18

Kupa si mësim për Dinamon, por “ngroh” një portier 17-vjeçar

Të mërkurën Dinamo pësoi humbjen e parë sezonale në Kupën e Shqipërisë. U mund 1-0 në Shijak nga Erzeni duke komplikuar ndjeshëm kualifikimin pas një loje të plogësht.

Simon Simoni

Lojtarët e aktivizuar nga trajneri Shkëmbi nuk lanë gjurmë në atë ndeshje, me përjashtim të portierit Simon Simoni. 17-vjeçari nga Lezha luajti titullar në Shijak dhe ishte i vetmi sinjal pozitiv për blutë në atë ndeshje, ku me nivelin që paraqiti tregoi se është një investim shumë i mirë nga blutë për të ardhmen.

Disa pritje vendimtare, por mbi të gjitha personalitet, sikur të kishte vite që luan për këtë skuadër dhe në nivele të larta. Një element shumë premtues, që është gati në çdo moment për të shfrytëzuar shanset e veta. Blutë kanë vazhduar dje përgatitjet për ndeshjen me Teutën, teksa grupi ka qenë i plotë për trajnerin Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"