Kupa e Shqipërisë/ Pogradeci luan me të rinjtë, Besa i falet golit të Nertil Hoxhajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 15:56

Kupa e Shqipërisë/ Pogradeci luan me të rinjtë, Besa i falet golit të Nertil Hoxhajt

U luajt ditën e sotme në aneksin e stadiumit “Besa”, sfida mes kavajasve të Kashamit dhe Pogradecit. Ky duel ishte i vlefshëm për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë.

bandicam-2021-09-20-18-58-30-394-400x220

Edhe pse skuadra mike kishte udhëtuar me disa prej rezervave dhe një grup lojtarësh nga ekipi i të rinjve, kavajasit nuk arritën të shkonin më shumë se triumfi minimal. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Nertil Hoxhaj në minutën e 62-të. Sfida e kthimit do të luhet më 14 tetor në Pogradec.

Vlen të theksohet fakti se Pogradeci dhe Besa u përballen edhe ditën e shtunë në kampionat, sfida përfundoi në barazim 0-0.

BESA-POGRADECI 1-0

Shënues: Hoxhaj 62’

BESA: Birja (Dobjani 28’), Dajci, Muçaj, Bilali, Ligeja, Gashi, Kukaj (Rexha 19’), Hoxhaj (Muho 70’), Meçja, Zekolli (Dhjari 70’), Zeqiri (Musta 70’).

POGRADECI: Berberi (Laska 77’), Bega, Muçllari, Blaceri, Hykellari, Çela, Horanlli, Hoxha (Likollari 77’), Alinj, Drizaj, Laçka (Torollari 63’).

Gjyqtar: Liorelo Pjetrushi (Lezhë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"