Kupa e Shqipërisë luan aktin e fundit gjysmëfinal/ Spikat Vllaznia-Partizani, ja ndeshjet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 11:42

Kupa e Shqipërisë luan aktin e fundit gjysmëfinal/ Spikat Vllaznia-Partizani, ja ndeshjet e ditës së sotme

Sot, rikthehet Kupa e Shqipërisë për të zhvilluar ndeshjet e fundit gjysmëfinale dhe për të mësuar çiftin finalist që do të përballen në datën 31 maj.

kupa-e-shqiperise

Në orën 14:45, në stadiumin e qytetit të Laçit, do të luhet dueli Laçi-Teuta.

Ndeshja e parë ka përfunduar me shifrat 1-2 për kurbinasit, ku këta të fundit duan që të ruajnë këtë avantazh, ndërsa kampionët aktualë të Shqipërisë, kërkojnë të shpëtojnë sezonin me një trofe, por edhe që të hynë në Kupat e Europës.

Në orën 17:45, do të jetë supersfida Vllaznia-Partizani, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Takimi i parë ka përfunduar me barazimin 0-0, por me shumë polemika për shkak të një goli të anuluar nga arbitri Olsid Ferataj për Ante Aralica.

Të dyja ekipet kërkojnë shpëtimin e sezonit me trofeun e Kupës që do t’i jepte mundësinë e kalimit në Europë sezonin pasardhës.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË FAZËN GJYSMËFINALE TË KUPËS SË SHQIPËRISË –

KUP

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"