Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Skuadrat e Superiores nuk falin, njihuni me të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 12, 2018 | 17:55

Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Skuadrat e Superiores nuk falin, njihuni me të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 8 takimet e vlefshme për Grupin A të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat e Kategorisë Superiore nuk kanë falur duke siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë. Skënderbeu dhe Luftëtari kanë fituar me goleadë në transfertë përballë Veleçikut dhe Vorës, ndërkohë që Partizanit i ka mjaftuar goli i Çinarit përballë Tërbunit të Kategorisë së Dytë.

kupa e shqiperise

Klodian Duro ka debutuar me fitore në stolin e Kamzës, teksa ka mposhtur Besën me rezultatin 0-2. Dopieta e Teqjes i dha fitoren skuadrës kryeqytetas. Kastrioti është i vetmi ekip nga Superioria që nuk ka triumfuan në Grupin A. Skuadra krutane barazoi me rezultatin 1-1 në transfertë përballë Korabit, teksa kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhen më 26 shtator. Më poshtë, të gjitha rezultatet e takimeve të grupit A.

Veleçiku-Skënderbeu 0-3

(Gripshi 19′, Ajzeraj 58′, Oto Xhon 81′)

Vora – Luftëtari 0-4

(Hyseni 14′, Molla 42′, Cekaj 59′, Oshafi 83′)

Tërbuni – Partizani 0-1

(Çinari 6′)

Besa – Kamza 0-2

(Teqja 23′, 72′) 

Burreli – Vllaznia 1-1

(Xhixhiua 90′ / Silva 48′)

Korabi – Kastrioti 1-1

(Lika 13′ / Gallego 10′) 

Dinamo – Egnatia 0-1

(Broshka 63′)

Besëlidhja – Erzeni 1-0

(Fetaj 45′, Pasha 84′ )





www.minuta90.com