Kupa e Shqipërisë, Grupi A / Kukësi dhe Skënderbeu drejt kualifikimit, barazim në Kamza-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 15:10

Kupa e Shqipërisë, Grupi A / Kukësi dhe Skënderbeu drejt kualifikimit, barazim në Kamza-Teuta

Kukësi dhe Skënderbeu kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët kanë mposhtur me rezultatin e thellë 1-4 në transfertë Erzenin dhe tashmë ndeshja e kthimit do të jetë thjesht formalitet.

kamza teuta

Skënderbeut i mjaftoi një gol për të mposhtur 0-1 Besëlidhjen në ndeshjen e parë. Korçarët tashmë do ta luajnë të qetë ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë mes Kamzës dhe Teutës gjithçka mbetet e hapur për t’u vendosur në Durrës pasi ndeshja e sotme u mbyll në barazim 1-1.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË – GRUPI A

Erzeni – Kukësi 1-4
Goxhaj 86′ / Guri 8′, 14′, Koldashi 51′, Peposhi 88′

Kamza – Teuta 1-1
Rezi 1′ /  Latif 30′

Besëlidhja – Skënderbeu 0-1
Kelmendi 25′

18:00 | Tirana – Vllaznia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"