Kupa e Gjermanisë, Mërgim Mavraj mëson kundërshtarin në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2017 | 10:37

Kupa e Gjermanisë, Mërgim Mavraj mëson kundërshtarin në çerekfinale

Menjëherë pasi u mësuan tetë ekipet e kualifikuara, u hodh mbrëmë shorti që përcaktoi katër çiftet çerekfinaliste në Kupën e Gjermanisë.

Dortmundi feston

Goglat i kanë buzëqeshur Borusias së Dortmundit, që, pas kualifikimit të vështirë me penallti ndaj Hertës së Berlinit, do të ketë përballë Sporting Loten, ekipin surprizë që vjen nga liga e tretë.

Pasi eliminoi ish-skuadrën e tij, Këlnin, Hamburgu i Mërgim Mavrajt do të presë Borusia Mynshengladbahun.

Bajerni i Mynihut do të ketë punë me Shalken, kurse përballja tjetër është Aintraht Frankfurt – Arminia Bjelefeld.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 1 mars me ndeshje teke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"