“Kundërshtarët na thonë për çfarë iu duhet juve fitorja”, Bruno Dita: Jam tifoz i Dinamos, presidenti Takaj na ka premtuar se …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 19:03

“Kundërshtarët na thonë për çfarë iu duhet juve fitorja”, Bruno Dita: Jam tifoz i Dinamos, presidenti Takaj na ka premtuar se …

Kapiteni Bruno Dita ishte një nga më të mirët në fushë, në triumfin e sotëm ndaj Tiranës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, futbollisti foli në lidhje me ecurinë e skuadrës korçare duke u shprehur:

gripshi

“Jam tifoz i Dinamos, të gjithë më dinë të Tiranës, por jam dinamovit. Shiriti i kapitenit është përgjegjësi e madhe, e kanë mbajtur lojtarë të mëdhenj para meje. Po ambientohem te ai rol, sepse ka nevojë ekipi, me ndihmën e Pollozhanit që ka eksperiencë të madhe.

Presidenti na ka dhënë besim që do kthehet ai Skënderbeu që ka qenë vite më parë. Është ambient shumë i mirë, duke dëgjuar çfarë ndodh nëpër ekipet e tjera, këtu është super ambient, të lenë të punosh, ashtu siç duan futbollistët .

Kundërshtarët na thonë për çfarë iu duhet juve. Edhe ne bukës, bukë i themi. Nuk e lemë. Ne duam të jemi lart ne renditje. Vendimi i gjyqit është punë tjetër. Ne duam për familjet tona të jemi lart në renditje.

Kush ka më shumë cilësi, Skënderbeu i Dajës apo ai i Shehit?

Ka shumë lojtar të rinj që nuk kanë luajtur. Kur të merr për poshtë të merr për poshtë. Vjet 6 ndeshje rresht nuk po dinim të ngrinim kokën. E vlerësoni ju, unë them janë aty aty. Është e vështirë, nuk ka lojtarë me eksperiencë. Më përpara ka pasur lojtarë Kombëtareje. Tani është më e vështirë.

E vështirë ka qenë të luaja qendërmbrojtës. Nuk është roli im. Mendoj që po bëj mirë. Do jap maksimumin ku ka nevojë ekipi. Kam luajtur shumë role. Do jap maksimumin ku ka nevojë ekipi”, u shpreh Dita.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"