“Kumbulla ka potencial të madh”, flet ndihmësi i Rejas: Së shpejti ai do jetë në gjendje të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 14:52

“Kumbulla ka potencial të madh”, flet ndihmësi i Rejas: Së shpejti ai do jetë në gjendje të…

Marash Kumbulla po bën një sezon të shkëlqyer te Verona, në Serinë A. Serxhio Porini, ndihmësi i trajnerit të Kombëtares, Edi Reja, foli për mikrofonin e “Radio TMW”, për klasin dhe talentin e mbrojtësit shqiptar.

kUMBULLA58

“Që kur morëm drejtimin e Kombëtares, 6 muaj më parë, donim të ndryshonin mentalitetin. Ka lojtarë të rëndësishëm, shumë prej tyre luajnë në Itali, si Kumbulla, i cili po dëshmon që ka një potencial të madh. Është ende shumë herët për të thënë se ku mund të shkojë, por duke e parë nga afër, shoh një lojtar që është shumë i vëmendshëm në mbrojtje, me cilësi të mira teknike dhe cilësi të shkëlqyera fizike”, shprehet Porini

Më tej ai shton: “Ai ka gjithçka për të bërë një karrierë të shkëlqyer, ka gjithçka, përfshirë personalitetin. Unë nuk dua të shkoj shumë larg, por jam i sigurt se do të tregojë gjëra të shkëlqyera dhe së shpejti do të jetë në gjendje të luajë për klube të mëdha “.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"