Kukësin e denoncojnë në FIFA, klubi i Kategorisë së Parë e akuzon për “vjedhjen” e lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2018 | 21:24

Kukësin e denoncojnë në FIFA, klubi i Kategorisë së Parë e akuzon për “vjedhjen” e lojtarit

Ditë më parë, Bylisi denoncoi nëpërmjet një postimi, faktin që një lojtar i federuar me ballshiotët, kishte dalë në stërvitje me ekipin e Kukësit, pa lejen e klubit. Ditën e sotme, nëpërmjet një postimi tjetër në Facebook, klubi bën me dije se e ka dëguar çështjen në FIFA.

limaj kukesi bylisi

Vesel Limaj, siç tregohet edhe nga fotot e klubit, vazhdon stërvitjen me Kukësin, dhe ballshiotët bëjnë me faj lotjarin por edhe vetë klubin e Kukësit. Ata bëjnë me dije se dosja është nisur për në FIFA, dhe do të jenë komisionet e organit qeverisës të futbollit botëror, që do të marrin një vendim për këtë çështje. Ja dhe postimi.

Denoncim me fakte!
Vesel LIMAJ vijon te stervitet me skuadren e FK KUKESI
Si lojtari, por me shume klubi i Kukesit jane fajtore per kete qe po ndodh me futbollistin tone!
Por, mos u beni merak, dosja u nis me sukses ne FIFA!

Vesel Limaj, e dime qe Tirana eshte e bukur, sidomos vrapi nga kodrat e liqenit, por nuk besojme se ta heq mallin e Hamburgut…

bylisi vesel limaj kukesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"