Kukësi zyrtarizon miqësoren e dytë, një tjetër rival kosovar për verilindorët
Kukësi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ku verilindorët do të kenë ndryshime të mëdha pasi kanë larguar pjesën më të madhe të titullarëve me të cilët kanë përballuar edicionet e fundit. Në këtë periudhë ndryshimesh, skuadra e drejtuar nga Rraman Hallaçi po përgatitet në qytetin e Kukësit, ku po zhvillon edhe miqësoret që ka planifikuar si pjesë të kësaj faze.

Pak ditë më parë, verilindorët u përballën me Gjilanin, duke u mundur 2-1 nga skuadra e drejtuar nga Klodian Duro, Sot, klubi bëri të ditur se me datë 11 korrik do të zhvillojë ndeshjen e radhës, përsëri me një klub nga Kosova.
Këtë herë do të jetë skuadra e Fushë Kosovës ajo e cila do të përballet me ekipin e drejtuar nga Hallaçi në “Kukës Arena”, me klubin që ka ftuar mbështetësit të jenë të pranishëm që të shohin punën që po bën skuadra që në këto javë të para të përgatitjeve për edicionin e ri.
PANORAMASPORT.AL













