Kukësi vijon të plotësojë kërkesat e trajnerit Nica, afron një mesfushor 25-vjeçar nga futbolli grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 21:41

Kukësi vijon të plotësojë kërkesat e trajnerit Nica, afron një mesfushor 25-vjeçar nga futbolli grek

Një nga kërkesat e trajnerit Stavri Nica për tu rikthyer në drejtimin e Kukësit pas humbjes së fundit në Shkodër, ka qenë përforcimi i skuadrës me elementë të nevojshëm.

mingos

Mesa duket klubi verilindor po ia plotëson dëshirat trajnerit durrsak, pasi Kukësi pritet të zyrtarizojë një mesfushor qendror nga futbolli grek. Pikërisht bëhet fjalë për 25-vjeçarin Teodors Mingos, i cili karrierën e ka zhvilluar kryesisht në ligat e ulëta të futbollit helen, por ka luajtur edhe në Qipro me Olimpiakos Nikozia.

Mësohet se Mingos ka nënshkruar me Kukësin dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Nica, i cili tani ka një alternativë më shumë për mesfushën.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"