Kukësi “shtanget” nga Luftëtari, Muça: Nuk po tregojnë që janë ekip kampion, ishin tepër të brishtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 23:34

Kukësi “shtanget” nga Luftëtari, Muça: Nuk po tregojnë që janë ekip kampion, ishin tepër të brishtë

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Tiranës Shkëlqim Muça deklaron se Kukësit i mungon agresiviteti për të marrë 3 pikët në ndeshjet e kampionatit shqiptar.

Kukesi-Luftetari 0-0
Në “Rubrika Sportiva”, ai gjykoi se ekipit të Shpëtim Duros ishte tepër i brishtë ndaj Luftëtarit. Sipas tij, ata ende nuk po e tregojnë që janë një ekip pretendent për titullin kampion, sepse nuk po japing maksimumin në çdo takim.

“Luftëtari mund të kenë dhënë 120% sot në fushë. Kukësi ishte pa shpirt gare, edhe në dyluftime lojtarët ishin tepër të brishtë. Një ekip pretendent për titull duhet të japë 100%. Kukësi ëhstë skuadër e fjetur, lë shumë pikë. I mungon agresiviteti, dëshira për të marrë 3-pikëshin. Tirana, Bylis luftojnë për maksimumin. Atë pikë që mori edhe mund ta humbiste”, thekson Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"