Kukësi shpallet kampion, por nuk mbyll sezonin si i pamposhtur (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2017 | 17:08

Kukësi shpallet kampion, por nuk mbyll sezonin si i pamposhtur (VIDEO)

Kukësi është shpallur sot zyrtarisht kampion, por nuk ka arritur ta mbyllë si i pamposhtur këtë sezon të Superiores. Kolona e humbjeve të verilindorëve ka regjistruar shifrën 1 në Gjirokastër, ku është mundur 1-0 nga Luftëtari vendas.

Goli i Bregut me penallti i dha avantazhin skuadrës vendase shumë shpejt, ndërsa më pas, ndeshja kaloi nën kontrollin e Kukësit. Mbrojtësit gjirokastritë harruan si mbrohej në pjesën e dytë, pro edhe sulmuesit e Kukësit si të dërgonin në rrjetë, duke humbur shumë raste në mënyrë qesharake para portës.

kukesi

Gjithsesi, kjo nuk prishi festën e Kukësit që në fund çoi lart trofeun i cili iu dorëzua nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Komenti minutë pas minute

90’+2′ Mbyllet ndeshja, Kukësi shpallet kampion por nuk është i pamposhtur. 

89’ Pejiç shpërdoron para portës raste të pabesueshme, duke mos gjetur kuadratin e mbrojtur nga Ruçi.

82’ Thuajse çdo lojtar i sulmit të Kukësit ka dalë të paktën një herë para portës së Luftëtarit në pjesën e dytë, por asnjë prej tyre nuk arrin të dërgojë topin në rrjetën e Luftëtarit që dorëzon shumë lehtë topin te verilindorët.

64’ Pejiç gjen autostradë para tij, i harruar në mënyrë të çuditshme nga prapavija e Luftëtarit. Sulmuesi kroat dërgon topin jashtë kuadratit edhe pse i vetëm para katërkëndorit gjirokastrit.

57’ Pejiç ka mundësinë më të mirë të shënimit të golit të barazimit, por i vetëm para portës së Luftëtarit, dërgon topin mbi traversë me gjuajtjen e tij.

54’ Aksion nga e majta e Kukësit, topin në qendër për Pejiç që rrëshqet, por pa arritur të devijojë topin që kaloi para katërkëndorit të Luftëtarit.

46’ Fillon me zëvendësim pjesa e dytë në radhët e kampionëve, me Musollin që i lë vendin në fushë Imamit.

45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e skuadrës vendase.

42’ Largohet nga fusha e lojës Zogaj, për t’i lënë vendin Abazajt.

36’ Ndeshja ka humbur ritmin, pasi lojtarët penalizohen edhe nga një terren shumë i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut.

26’ Një tentativë e Rrumbullakut nga e majat përfundon përsëri jashtë katërkëndorit të portës se Luftëtarit.

24’ Zguro provon me një gjuajtje nga rreth 30 metra, pro Koliçi pret në pozicion.

15’ Bregu shfaqet përsëri në zonë, gjuajtje e tij grushtohet nga Koliçi i cili eviton golin e dytë.

12’ Pas një kombinimi të bukur mes Bregut dhe Rexhinaldos, Karioka rrëzon këtë të fundit në zonë duke shkaktuar 11-metërsh. Bregu gjuan saktësisht nga pika e bardhë 1-0.

10’ Pashaj nga e djathta kroson në zonë, por Emini i vetëm nuk arrin të gjejë kuadratin me gjuajtjen e tij.

7’ Aksion me shumë kombinime i Luftëtarit dhe topi përfundon te Rroca i cili provon portën, por sfera përfundon jashtë kuadratit.

1’ Fillon ndeshja e festës së kampionëve.

LIVE | LUFTËTARI – KUKËSI 1-0
12′ (p) Bregu

Luftëtari: Ruçi, Topi, Bojom, Beqiri, Zguro, Rapa, Rroca, Abazaj, Bregu (53′ Brahimaj), Rexhinaldo, Bengui.
Trajner: Mladen Millinkoviç

Kukësi: Koliçi, Pashaj, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Karioka, Musolli, Kale (84′ Rangel), Dvornekoviç, Emini, Pejiç
Trajner: Ernest Gjoka

KV: Bregum Beqiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"