Kukësi shkëlqen në pjesën e dytë, Tirana zhgënjen në shtëpi. Ja statistikat e super duelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 16:32

Kukësi shkëlqen në pjesën e dytë, Tirana zhgënjen në shtëpi. Ja statistikat e super duelit

Tirana dhe Kukësi luajnë në orën 18:00 në “Selman Stërmasi”, ndeshjen e parë të kësaj jave të 12-të të Superiores, e cila është programuar të zhvillohet e gjitha në mesjavë. “Panorama Sport” ju sjell disa nga statistikat para kësaj ndeshjeje, ku janë edhe shumë futbollistë në statusin e “ish”-it.

kukesi tirana

Ndeshje në total: 25

Fitore, Tirana: 8

Barazime: 5

Fitore, Kukësi: 12

Golavarazhi: 30-39

Fitorja e fundit e Tiranës: 6 shtator 2017, 1-0

Barazimi i fundit: 31 janar 2018, 1-1

Fitorja e fundit e Kukësit: 2 shtator 2018, 3-1

– Kukësi për sa u përket golave të shënuar shkëlqen në fashën prej minutës së 45-60. Gjithsej janë pesë gola të shënuar nga skuadra e Armando Cungut.

– Tirana nuk ka minuta të mira në këtë start kampionati. Kur janë luajtur 11 javë, dhe Tirana ka vetëm dy fitore dhe tre barazime, që mbeten shumë pak për skuadrën bardheblu.

-Janë disa “ish”-a në të dyja skuadrat. Te Kukësi është Stivi Frashëri, ndërsa te bardheblutë lojtarët që kanë qenë në Kukës janë: Marvin Turtul li, Erando Karabeci, Eni Imami, Bedri Greca, Edon Hasani dhe Gentjan Muça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"