“Kukësi nuk meritoi diçka më shumë se ne”, Sormani: Nuk dua të flas për arbitrat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 21:28

“Kukësi nuk meritoi diçka më shumë se ne”, Sormani: Nuk dua të flas për arbitrat…

Adolfo Sormani, ka folur pas ndeshjes së Partizanit me Kukësin për mikrofonin e “Supersport”, teksa është shprehur se Kukësi nuk meritonte diçka më shumë se skuadra e tij. Ai nuk do të merret me episodet dhe vendimet e arbitrave.

bandicam 2020-01-26 21-20-16-217

Humbja nga Kukësi? “Kukësi nuk e ka meritur diçka më shumë se Partizani. Tani unë shoh idetë e mia te Partizani. Një skuadër agresive dhe kompakte. Ekipi ka pasur raste të shumta për të shënuar, një ndeshje me ekuilibër e kishim raste. Mendoj se ishim më shumë në kontroll në pjesën e dytë, goli nisi nga një humbje topi në mënyrë të pakujdesshme. Nëse do të kishin bërë diçka më shumë se ne, do kisha thënë e merituan, por nuk është kështu”.

Iriitimi? “Tre minuta shtesë për atë mënyrë se si ecën gjërat ishin vërtetë shumë pak. Nuk flas as me gjyqtarët e as për ta. Nuk komentoj episodet. Këmbengul te ideja e skuadrës dhe te koha që do të jetë në favor të skuadrës së Partizanit, pasi do të ketë përmirësim në të ardhmen. Unë jam i irrituar sepse ne humbëm topin që solli golin dhe jo me arbitrin.”

Pësoni sistematikisht, çfarë duhet të ndryshoni? Po titulli? “Duhet të përmirësojme vertikalizmet ndaj sulmuesve. Këto janë gjërat që ne duhet të flasim, jo për vendimet e arbitrare.  Nuk shqetësohem për distancën ndaj kreut. Duhet të përmirësojmë gjendjen fizike, ka shumë ndeshje dhe shumë kohë dhe ne do të jemi aty. Kemi vënë të luajmë Ferhatin se ishte ndër më të mirët në fushë, ishte ndeshja e dytë e tij dhe luajti mirë duke rikuperuar topin. Zgjedhjet bëhen nga ajo që unë shoh gjatë gjithë javës, zgjedhjet më të mira janë bërë. Nuk mendoj se kemi vuajtur, mendoj se i kemi mbajtur në zonën e tyre në 20 minutat e fundit e nuk kemi vuajtur shumë”.

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"