Kukësi mposht Kamzën falë një penalltie, Bakaj debuton me gol (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 17:52

Kukësi mposht Kamzën falë një penalltie, Bakaj debuton me gol (VIDEO)

Kukësi e ka filluar me fitore sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Kampionët në fuqi mposhtën Kamzën në “Zeqir Ymeri” me rezultatin minimal 1-0 duke marrë 3 pikët e para në rrugëtimin për mbrojtjen e titullit, edhe pse loja e zhvilluar në fushë la shumë për të dëshiruar.

kukesi kamza

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Elis Bakaj në minutën e 63-të me një penallti të fituar nga Alijev.

Komenti minutë pas minute

90+5′ Përfundon ndeshja.

90+4′ Kukësi kryen zëvendësimin e 4-t. Largohet Bakaj, në fushë Rrumbullaku.

90′ Alijev merr një top të pasuar gabimisht mbrapa nga lojtarët e Kamzës dhe tenton portën që nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

85′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

83′ Alijev tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

78′ Kamza kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Imeri, në fushë Mumajesi.

77′ Kukësi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Shtubina, në fushë Et’hemi.

67′ Arrabal ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

67′ Kamza kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Lelis, në fushë Raçiç.

65′ Kamza kryen zëvendësimin e parë. Largohet Zefi, në fushë Mustafa.

kukesi

63′ Bakaj ekzekuton penalltinë dhe është i saktë duke kaluar Kukësin në avantazh.

62′ Alijev pengohet brenda zonës nga Neziri dhe gjyqtari akordon penallti.

62′ Bakaj tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Halilaj grushton topin.

59′ Mehmeti tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

57′ Plaku tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

51′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Zeqiri, në fushë Alijev.

50′ Shameti ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kukësi luan topin e parë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Plaku tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi kontrollohet nga Koliçi.

34′ Guri tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

24′ Vazhdon të luhet një lojë e qetë, asnjëra nga skuadrat nuk ka forcë për të goditur portën kundërshtare.

17′ Fukui tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por Koliçi reagon në kohë duke larguar topin.

7′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave të para teksa mungojnë rastet e pastra për gol.

kukesi kamza

1′ Fillon ndeshja. Kamza luan topin e parë.

KUKËSI – KAMZA 1-0
Bakaj 63′ (11-m)

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Imami, Zeqiri (Alijev 51′), Musolli, Shtubina (Et’hemi 77′), Bakaj (Rrumbullaku 90+4′), Krkotiç, Guri
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Lelis (Raçiç 67′), Fushtar, Neziri, Arrabal, Zefi (Mustafa 65′), Fukui, Mehmeti, Imeri (Mumajesi 78′), Plaku
Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtar: Kridens Meta

KV: Shameti 50′, Musolli 85′ / Arrabal 67′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"