Kukësi me goleadë në miqësore, Duro: Test që na vlejti, ndaj Skënderbeut…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 13:41

Kukësi me goleadë në miqësore, Duro: Test që na vlejti, ndaj Skënderbeut…

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve në ndeshjen e djeshme. Ai kishte lënë pushim disa lojtarë për shkak të problemeve fizike që kishin.

shpetim duro

“Ishte një miqësore që na vlejti. Kishim shumë mungesa për arsye të ndryshme, duke filluar nga kapiteni Musolli, Xhika, Gavazaj, Rroca, Obanor etj. Pësuam një gol që në fillim, por më pas skuadra reagoi mirë. Jam i kënaqur në përgjithësi me rendimentin e lojtarëve. Natyrisht, ishte thjesht një ndeshje testuese për të mbyllur javën e parë të pauzës së kampionatit dhe ekipi të jetë në ritëm. Kemi përpara një ndeshje me Skënderbeun, ku duhet të rikthehemi te fitorja në kampionat”, deklaroi trajneri Duro pas ndeshjes së djeshme për “Panorama Sport”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"